Twitter sjellë ‘ditëlindjet’

Nëse e keni ditëlindjen, Twitter jo vetëm që do të ju dërgojë mesazhe urimi për ditëlindje, por gjithashtu do ta mbushë profilin tuaj me balona të animuar.

Auto & Tek

07/07/2015 12:30

Kompania ka prezantuar veçorinë e re, e cila ofron një opsion për ta vendosur datën e lindjes në profilin e faqes tuaj në Twitter.

Kështu më pas, përdoruesit do të mund ta shohin atë në profilin tuaj – diçka që nuk ka qenë në dispozicion deri më tani.

Për ta vendosur datën e lindjes në profilin tuaj të Twitter, zgjidhni opsionin “Edit profile” në Twitter.com. Data juaj e lindjes do të jetë komplet një pjesë kryesore e profilit tuaj, dhe ju do të keni qasje të plotë në atë se kush do të mund ta sheh atë, transmeton Lajmi.net.

Screenshot_4

Duke e vendosur datën e lindjes, ju do të merrni një pamje të mbushur me balona të animuar dhe më shumë cicërime urimi me veçorinë e re, kur ta keni ditëlindjen.