Twitter pranon se i ka fshehur “padrejtësisht” disa llogari

Shefi ekzekutiv i Twitter-it, Jack Dorsey, u tha ligjvënësve amerikanë se algoritmet e kompanisë së tij nuk kanë qenë gjithmonë "të paanshme".

Bota

06/09/2018 11:54

Dorsey nuk mundi të thotë nëse shumica e tyre ishin të republikanëve, demokratëve apo të tjerëve.

Dorsey u mor në pyetje nga senatorët amerikanë në lidhje me akuzat se Twitter censuron zërat konservatorë.

Disa republikanë, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, e kanë akuzuar Twitter-in për anshmëri – akuza që kompania i mohon.

“Twitter nuk e përdor ideologjinë politike për të marrë ndonjë vendim, qoftë lidhur me radhitjen e përmbajtjes në shërbimin tonë, qoftë me zbatimin e rregullave”, tha Dorsey.

Megjiithatë, ai pranoi se kompania ka bërë gabime.

Të mërkurën, Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se do të hetojë “shqetësimet në rritje se këto kompani mund të dëmtojnë konkurrencën dhe me qëllim të mbysin këmbimin e lirë të ideve në platformat e tyre”.

Pretendimet për censurë janë rritur pasi Twitter ka shtuar një “filtër për cilësinë” në platformë dhe për rezultatet e kërkimit.