Twitter përfundon dizajnin e ri

Çfarë ka të re në dizajnin e Twitter? “Profili i ri në web ju lejon që të përdorni fotografi më të mëdha, të rregulloni mbulesën në profil (header) dhe të nxjerrni cicërimat tuaja më të mira”, tha në blogun e tij Twitter. Cicërimat do të organizohen më mirë në përgjithësi, tha kompania. Përdoruesit do të…

Auto & Tek

13/04/2014 17:13

Çfarë ka të re në dizajnin e Twitter?

“Profili i ri në web ju lejon që të përdorni fotografi më të mëdha, të rregulloni mbulesën në profil (header) dhe të nxjerrni cicërimat tuaja më të mira”, tha në blogun e tij Twitter.

Cicërimat do të organizohen më mirë në përgjithësi, tha kompania. Përdoruesit do të jenë në gjendje për të parë secilën cicërimë që ka marrë më së shumti favorizime dhe ri-cicërime në formë më të madhe.

Përdoruesit do të jenë në gjendje për të gozhduar (pin) cicërimat e tyre më të mira në krye të faqes. Do të ketë gjithashtu një sërë opsionesh për përdoruesit në profilet e tyre.

Twitter tha se duke filluar nga dita e martë këto tipare do të jenë në dispozicion për shumicën e përdoruesve, ndërsa të gjithë përdoruesit do të jenë në gjendje t’i përdorin ato javët e ardhshme.

Përdoruesit e Twitter tani mund të etiketojnë një nga miqtë e tyre në fotografi. Shërbimi i ri është pjesë e një përditësimi të aplikacionit Twitter edhe për iOS dhe Android, që tani është në dispozicion.

Përdoruesit mund të etiketojnë deri në 10 miq në një foto dhe ende të kenë hapsirë prej 140 shkronjave për të shkruar një cicërimë, thotë kompania. Kushdo që nuk dëshiron të jetë i etiketuar në foto mund të heqë etiketën më vonë apo të bllokojë etiketimet në përgjithësi.

Përditësimi lejon përdoruesit që të përfshijnë deri në 4 fotografi në një cicërimë. Më parë, kufizimi ka qenë vetëm një foto.