Twitter ofron një metodë për femrat që të raportojnë ngacmimet në internet

Twitter ka njoftuar se është duke bashkëpunuar me një grup jofitimprurës të avokimit të quajtur ‘Femrat, Veprimi dhe Media’ (WAM) që do t’i ndryshojë politikat e Twitter ndaj ngacmimit të femrave në internet.

Auto & Tek

09/11/2014 16:37

Jaclyn Friedman, drejtor ekzekutiv i WAM, foli në emër të organizatës duke thënë se kjo është një gjë që është dashur të bëhet në internet për ta bërë këtë platformë më të sigurt për femrat.

25% e femrave të moshës 18 dhe 24 përjetojnë ngacmim seksual në internet, sipas sondazhit të kryer nga Projekti i Kërkimeve Pew, transmeton Lajmi.net. 26% e femrave në të njëjtën moshë kishin përjetuar mashtrime online.

Pra, ky partneritet i Twitter me WAM do t’i lejojë përdoruesit që të raportojnë përdorues të tjerë sipas kategorisë së përmbajtjes së tyre fyese, kërcënuese, të dhunshme dhe informacioneve private.

Femrat tani do të mund të raportojnë kërcënimet, informacionet e rrejshme, gjuhë të urrejtjes dhe njerëzit që tentojnë të ngacmojnë femra nëpërmjet metodave offline, transmeton Lajmi.net.

Nëse një femër sulmohet verbalisht nga disa njerëz përnjëherë, ajo mundet t’i raportojë të gjithë ata në të njëjtën kohë, në vend se të plotësojë forma të njëpasnjëshme.

Për momentin, kjo formë është në dispozicion vetëm përmes webfaqes së WAM.