Twitter ndihmon afazikët

Twitter mund të jetë i dobishëm për afazikët, të gjithë ata persona që kanë vështirësi në të folur, ndjekur nga iktuset, ataket ishemike dhe traumat celebrale.

Auto & Tek

25/08/2015 14:15

Sipas të dhënave të para të një studimi të universitetit australian të Newcastle, 140 karakteret që duhet të ketë një postim në Twitter përbëjnë një njësi mjaft të shkurtër dhe të lehtë për tu shprehur për ata që kanë humbur vështirësinë e gjuhës. Kështu, rrjeti social i ndihmon të komunikojnë dhe të fitojnë besimin tek fjalët, që për ta bëhen të pakapshme. Vështirësitë e tyre të të folurit rriten me diskutimet më komplekse, të përbëra nga fraza dhe fjalë të gjata.

“Shpesh, njerëzit me pak ose aspak kapacitet të ndërtojnë një diskutim gjenden përballë një situate që dikush që i dëgjon përfundon frazën e tyre dhe flet në emër të tyre”, thotë Bronwyn Hemsley, profesor i asociuar dhe autori kryesor i studimit.

“Twitter mund të ndryshojë fushën e lojës, duke i liruar përdoruesit nga stereotipet dhe ata fitojnë vetëmbrojtjen”, vijon Hemsley. Përveç kësaj u rijep atyre mundësinë të flasin në publik, duke patur parasysh se komunikimi në këto raste, është i vështirë. Faza e dytë e studimeve do të bazohet në avantazhet e formimit të një personi me paaftësi të të folurit në përdorimin e Twitter për një periudhë 6 mujore./TopChannel