Twitter kthehet në Turqi

Është hequr ndalesa për përdorimin e rrjetit social Twitter në Turqi. Ky vendim është marrë nga Autoriteti i Telekomunikacionit në Turqi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku konstatoi se ky veprim shkelte lirinë e shprehjes.

Lajme

03/04/2014 17:24

Autoriteti i Telekomunikacionit në Turqi ka hequr ndalesën dyjavore të Twitteri-it, pasi që Gjykata Kushtetuese konstatoi se bllokimi i këtij rrejti social, shkelë lirinë e shprehjes, raporton REL.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka urdhëruar bllokimin e rrjetit social, pasi qytetarët e kanë përdorur atë për të përhapur akuzat për korrupsion kundër rrethit të tij të brendshëm.

Ndalesa ka shkaktuar zemërim në mesin e turqve dhe është kritikuar nga aleatët perëndimorë të Turqisë.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin të mërkurën dhe ka thënë se ai duhet të hyjë në fuqi menjëherë.