Twitter është duke testuar një vegël të re
Sa njerëz panë postimin tënd të fundit? Një eksperiment i ri i Twitter është duke u munduar që ta jep këtë përgjigjje për disa përdorues, duke shtuar mundësinë e numrit të shikimeve të çdo postimi. Kjo është ajo se si do të dukeshin shikimet e postimit në Twitter: Për përdorues me një numër të vogël…
Auto & Tek
Sa njerëz panë postimin tënd të fundit?
Një eksperiment i ri i Twitter është duke u munduar që ta jep këtë përgjigjje për disa përdorues, duke shtuar mundësinë e numrit të shikimeve të çdo postimi.
Kjo është ajo se si do të dukeshin shikimet e postimit në Twitter:
Për përdorues me një numër të vogël të përcjellësve, postimi në Twitter mund të duket i mërzitshëm.
Për atë Twitter mundësoi që edhe nëse e ri-postoni postimin e dikujt dhe dikush pastaj e favorizon apo e ri-poston, të ju lajmërojë dhe të ju përmendë – këto ju ndihmojnë që të ndërtoni një efekt më të mirë në Twitter tek të tjerët.
Një numrues i shikimeve ju mundëson që të dini se edhe nëse nuk po merrni ri-postime (retweets) ose favorizime, postimet tuaja nuk po shkojnë totalisht pa u lexuar.
Sigurisht, duke ju treguar sa shikime ka marrë postimi juaj, mund të ketë edhe efekt tjetër.
Nëse keni 1,000 përcjellës dhe 20 prej tyre e shohin postimin tënd, atëherë ju mund të ndjeheni të inkurajuar që të postoni vazhdimisht.