Twitter do t’i shfaqë cicërimat edhe të përdoruesve që nuk i ndjekni

Twitter po eksperimenton gjithmonë me shërbimin e tij. Një nga këto eksperimente ka të bëjë me shfaqjen e cicërimave nga llogari të personave që nuk i ndjekni. 

Auto & Tek

19/10/2014 20:21

Twitter njoftoi dje se në testet e fundit që ka kryer për shërbimin e tij, ka parë që njerëzit duan të shohin cicërima nga llogari që ata nuk i ndjekin, transmeton Lajmi.net.

Trevor O’Brien nga ekipi i testuesve postoi: “Për shembull, ne kemi kryer së fundmi disa eksperimente që tregojnë lloje të ndryshme të përmbajtjes në kohështrirjen tuaj: cicërima të rekomanduara, llogari dhe tema të ndryshme. Testimi zbuloi se shumica e njerëzve pëlqejnë më shumë të shohin cicërima nga llogari që ata nuk i ndjekin, bazuar nga aktivitetet e tyre nga llogaritë që ata i ndjekin, popullaritetin e cicërimave dhe se si njerëzit ndërveprojnë ndërmjet tyre.

Cicërimat do të shfaqen duke u bazuar nga popullariteti që ata kanë – sa janë pëlqyer dhe ri-cicëruar nga njerëzit. Ideja është që të shfaqen në kohështrirje informacione që kanë lidhje me përdoruesin dhe që janë më interesante për të.