Twitter do të prezentojë reklamat në faqe muajin e ardhshëm

Twitter është duke zgjeruar ofertat e saj tregtare me 15 reklama të reja që do të shfaqen përgjatë cicërimave të përdoruesve. Sistemi i ri i reklamave do të lejojë reklamuesit të shkarkojnë aplikacionet direkt nga Twitteri me ndihmën e sistemit të fundit të saj “Integrimi me Kartë”, që bën një lidhje edhe për përdoruesit që…

Auto & Tek

05/04/2014 17:33

Twitter është duke zgjeruar ofertat e saj tregtare me 15 reklama të reja që do të shfaqen përgjatë cicërimave të përdoruesve.

Sistemi i ri i reklamave do të lejojë reklamuesit të shkarkojnë aplikacionet direkt nga Twitteri me ndihmën e sistemit të fundit të saj “Integrimi me Kartë”, që bën një lidhje edhe për përdoruesit që të shkarkojnë aplikacione.

Lajmi jo-zyrtar erdhi pas disa burimeve të njohura për këtë çështje nga gazeta Wall Street, duke treguar se rrjeti social është duke punuar në mënyra të reja që synon përdoruesit.

Të ardhurat nga reklamat janë të rëndësishme për kompanitë si Twitter dhe Facebook për të bërë fitime më të shpejta.

Twitter dyfishoi të ardhurat e tij nga reklamat në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, duke rritur shifrat e fitimeve për 219,600,000$ në krahasim me vitet e mëparshme.

Sipas raportit të Wall Street, Twitter tashmë është duke i testuar reklamat e njëjta siç janë në Facebook.

Pasi që të përdorë këtë teknologji Twitteri, përdoruesit kur të klikojnë në ndonjë reklamë për shkarkimin e ndonjë aplikacioni, ata do të drejtohen direkt në App Store. Pasi të shkarkohet, përdoruesit kthehen përsëri në Twitter.

Disa nga reklamat për aplikacione që nxisin përdoruesit për t’i klikuar tashmë janë shfaqur nëpër Twitter.

Reklamat nga pagesat për celularë të kompanisë Square Inc, shërbimi muzikor digjital Spotfy AB dhe kompania japoneze e lojërave Gree, tashmë janë në faqe.