Tvatha: Ky ishte fajtori i humbjes nga Shqipëria

Mbrojtësi i Izraelit shpërthen ndaj tifozëve: Donim të fitonim më shumë se ata që erdhën në stadium!

Sport

12/06/2017 12:59

Mbrojtësi i majtë i Izraelit, Taleb Tvatha, reagoi ashpër ndaj tifozëve të pranishëm në stadiumin “Sammy Ofer” gjatë ndeshjes së humbur 0-3 përballë Shqipërisë.

 “E pranoj që nuk luajtëm mirë. Ndeshje shkoi në një mënyrë që nuk e dëshironim dhe nuk e prisnim. Duhet të punojmë fort në vazhdim dhe të jemi më shumë të përgjegjshëm. Nuk dua të komentoj tifozët sepse nuk mendoj që jemi paraqitur aq keq. Ne donim të fitonim më shumë se tifozët që erdhën në stadium. Ndeshje të tilla iu ndodhin dhe ekipeve më të mëdhenj në botë”, tha ai pas ndeshjes.