“Tuttosport” zbulon klubin e ri të Di Marias

.

Sport

07/03/2018 11:25

Angel Di Maria do të largohet nga Paris Saint-Germain, pas përfundimit të këtij sezoni.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se sulmuesi argjentinas mund të transferohet në Serie A.

Inter shpreson në blerjen e tij, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Di Maria ka vendosur të largohet nga Parc des Princes sepse nuk zë vend të sigurt në formacionin bazë të ekipit të Parisit. /Lajmi.net/