Tusk-Vuçiqit: Zgjidhja e çështjes së Kosovës do të shpaguhet

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka thënë se e ardhmja e Serbisë nuk do të vendoset në Moskë, Uashington, Ankara apo Bruksel, por në Serbi.

Lajme

25/04/2018 21:23

Pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Tusk ka thënë se serbët nuk do të lejojnë që të tjerët të vendosin për të ardhmen e tyre.

“Bashkimi Evropian është dhe dëshiron të jetë pratneri më i besueshëm i Serbisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Tusk, përcjell lajmi.net.

Ai ka shtuar se samiti i Sofjes i cili pritet të mbahet muajin e ardhshëm, është arsyeja kryesore e vizitës së tij.

“Në samitin në Sofje ne do të konfirmojmë gatishmërinë për të punuar në perspektivën evropiane të rajonit”.

Tusk ka thënë se një nga temat e diskutuara me Vuçiq ishte edhe dialogu me Prishtinën.

“Unë do të doja ta falënderoja Vuçiqin në anagazhimin e tij personal për dialogun me Prishtinën. Unë e di se kjo është një çështje e vështirë me një lidhje të fortë emocionale, por do të ketë një zgjidhje stategjike e cila përfundimisht do të shpaguhet”, ka deklaruar Tusk./Lajmi.net/