Tusk: Uniteti, e vetma mënyrë që Bashkimi Evropian të mbijetojë

Presidenti i Këshillit Evropian, Jean-Claude Juncker, me rastin e 60 vjetorit të BE-së ka thënë, se uniteti i 27 vendeve anëtare është mënyra e vetmë që kjo organizatë të mbijetojë.

Bota

25/03/2017 14:00

“Evropa si një entitet politik duhet të jetë e bashkuar”, tha Tusk në festimin e 60 vejtorit të themelimit të Bashimit Evropian që po bëhet në Romë.

“Vetëm një Evropë sovrane garanton pavarsinë e vendeve të tyre, garanton lirinë e qytetarëve të saj”, shtoi presidenti i Këshillit Evropian, transmeton lajmi.net

Samiti u hap me fjalën e kryeministrit të Italisë, Paolo Gentiloni i cili tha se liderët e BE-së duhet të fitojnë mbështetjen e qytetarëve për të kundërshtuar rritjen e nacionalizmit dhe për të krijuar vende të reja pune.

“Ne kemi nevojë për të rikthyetr besimin e qytetarëve” u shpreh Gentiloni.

Kurse presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e vlerësoi si të trishtuar këtë moment, i cili po realizohet pa pjesëmarrjen e Bashkimit Evropian.

“Largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian është një tragjedi”, tha Juncker. /Lajmi.net/