Tusk: Për Evropën është mirë të fitojë Macron ose Fillon

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka treguar preferencat e tij për kandidatët për president të Francës, në zgjedhjet që do të mbahen nesër.

Bota

22/04/2017 19:22

Ai shpreson që zgjedhjet të fitohen nga Emmanuel Macron ose Francois Fillon, por është i bindur se në raundin e dytë do të shkojë Marine Le Pen, transmeton lajmi.net

“Në Francë me pikëpamje më pro-evropiane dhe të sigurta është Emmanuel Macron, dhe shoku im Fillon i cili edhe pse ndoshta është më pak evropian, është zgjedhje e sigurt për Evropën”, ka thënë Tusk.

Por ai ka shtuar se pret që në raundin e dytë të shkojnë Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron.

Zgjedhjet në Francë zhvillohen nesër, kurse sondazhet i japin një avantazh të lehtë kandidatit të pavarur Macron. /Lajmi.net/