Tusk: Falë Zaevit dhe Tsipras-it e pamundura u bë e mundur

Arritja e pajtimit dypalësh për zgjidhjen e çështjes së emrit vazhdon që të sigurojë mbështetje dhe urime nga krerë të ndryshëm ndërkombëtar.

Lajme

12/06/2018 22:36

Një urim i tillë vjen nga Donald Tusk, kryetar i Këshillit Evropian, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Urime të sinqerta për kryeminisrrat Tsipras e Zaev. Po i kryqëzoj gishtat e mi.

Falë jush, e pamundura është duke u bërë e mundur”, shkruan Tusk.