Turqit vërshojnë “Elbasan Arenan” (VIDEO)

Përtej faktit që luhet në “Elbasan Arena”, Skënderbeu do të ketë si zakonisht një mbështetje të shkëlqyer nga tifozët shqiptarë, por ndërkohë rrezikojmë të pushtohemi nga turqit.

Sport

16/09/2015 14:43

Sfida mes Skënderbeut dhe Beshiktashit rrezikon të transformohet në një ndeshje shtëpiake për miqtë nga Stambolli.

Përtej faktit që luhet në “Elbasan Arena”, Skënderbeu do të ketë si zakonisht një mbështetje të shkëlqyer nga tifozët shqiptarë, por ndërkohë rrezikojmë të pushtohemi nga turqit.

Kjo për faktin se Skënderbeu i ka garantuar Beshiktashit 1000 vende në stadium, për tifozët që do të vijnë nga Turqia, por nuk ka llogaritur shumë bileta të tjera që do të shiten në Shqipëri dhe do të përfundojnë në duart e tifozëve turq, shkruan “Sportal.al“.

Gjithë turqit që jetojnë e punojnë apo studiojnë në Shqipëri po përpiqen të jenë në stadium, ndërkohë që edhe nga Maqedonia do të vijnë tifozë të tjerë turq, që do të përpiqen të gjejnë bileta qoftë edhe në treg të zi, para ndeshjes.

Në këtë mënyrë, nuk është çudi që numri i tifozëve turq t’i kalojë 2000 vetët dhe nëse kujtojmë atmosferën që bëjnë ata në stadiumet turke, atëherë në “Elbasan Arena” do të flitet vetëm turqisht.

YouTube player