Turqia zgjat edhe tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi do të zgjatet edhe për tre muaj të tjerë, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Bota

29/09/2016 14:03

Ai tha se gjendja e tillë është e nevojshme për të luftuar kërcënimet kundër qeverisë, pas grushtshtetit të dështuar në muajin korrik.

Gjendja e jashtëzakonshme i jep Erdoganit dhe qeverisë kompetenca gjithëpërgshirëse.

Që nga kaosi i korrikut, Erdogan e ka shfrytëzuar atë për të lëshuar dekrete për mbylljen e institucioneve, përfshirë media, si dhe për shkarkimin dhe arrestimin e dhjetëra-mijëra personave, të dyshuar për lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen.

Qeveria fajëson Gulenin për organizimin e përpjekjes për puç.

Gulen, i cili jeton në mërgim në SHBA, i mohon akuzat.

Ankaraja, megjithatë, kërkon ekstradimin e tij.