Turqia vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme

Parlamenti turk ka miratuar sot zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për tre muaj.

Bota

17/07/2017 20:00

Vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, ishte marrë një vit më parë, pas tentimit të dështuar për grushtshtet.

Miratimi i kësaj mase erdhi pas ceremonisë që u mbajt në vikend për të shënuar përvjetorin e parë të tentimeve të dështuara të puçit, nga të cilat vdiqën 250 persona, kryesisht të paarmatosur.

Që prej shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në 20 korrikun e vitit të kaluar, më shumë se 50,000 persona janë arrestuar dhe 150,000 të tjerë janë pezulluar nga puna.

Qeveria i ka arsyetuar këta hapa, si mënyrë për t’u përballur me sfidat e sigurisë në Turqi, dhe të identifikojë mbështetësit e klerikut Fethullah Gulen, që akuzohet se ka qenë mbrapa tentimeve për puç.

Gulen i mohon këto akuza.

Duke folur përpara parlamentit, zëvendës kryeministri, Nurettin Canikl, ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme ka ndihmuar në krijmin e një ambienti të duhur ligjor, për të pastuar shtetin nga rrjeti i Gulenit.

Në deklaratat e tij të fundit, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ai do ta mbështeste kthimin në fuqi të dënimit me vdekje, në rast se do ta votonte parlamenti. /REL