Turqia përmbyll operacionin “Mburoja e Eufratit”, në Siri

Turqia njoftoi se operacioni “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë është përmbyllur me sukses.

Bota

30/03/2017 10:33

Njoftimi u bë pas një mbledhjeje, e kryesuar nga Presidenti, Recep Tayyip Erdogan,  e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që zgjati mbi 4 orë.

Operacioni “Mburoja e Eufratit” që nisi më 24 gusht “është përmbyllur me sukses” thuhej në deklaratë. Operacioni i ushtrisë turke në veri në Sirisë, ku mbështeti Ushtrinë e Lirë Siriane në luftën kundër terroristëve të ISIS-it, kishte si qëllim pastrimin e kufirit turk nga terroristët.

Media turke raportoi se në shtatë muaj, ushtria turke ka humbur 71 ushtarë në tokën siriane.

Ndërkohë, nuk është ende e qartë nëse ushtria turke do të tërhiqet plotësisht nga Veriu i Sirisë apo prezenca do të vijojë.