Turqia (nuk) cicëron

#Twitterisblockedinturkey u bë një nga hashtag-ët më të klikuar në shërbimin medial. Kryeministri turk Erdogan ka premtuar se do ta “çrrënjosë” Twitter-in nga shteti i tij, por është kritikuar nga ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Bota

22/03/2014 11:08

Mund të jetë bllokuar në Turqi, por në Twitter po bëhet një fushatë e madhe publicitare nga përdoruesit turq kundër kësaj nisme të Kryeministrit të Turqisë.

#Twitterisblockedinturkey u bë një nga hashtag-ët më të klikuar në shërbimin medial, pasi që përdoruesit nga mbarë bota po e shpërndajnë fjalën e tyre.

Ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, shkroi në Twitter: “Liria e të folurit dhe lidhja (mes njerëzve” është një e drejtë fundamentale. Populli I Turqisë meriton që kjo e drejtë tu kthehet. #Twitterisblockedinturkey”.

Shërbimi social gjithashtu është mbuluar me karikatura që shpotisin shefin e qeverisë turke.

Kryeministri turk Reccep Tayyip Erdogan ka premtuar se do ta “çrrënjosë” Twitter-in nga shteti i tij.

 

Politikanët opozitarë turq kanë folur kundër kësaj përpjekjeje.

Zëvendës Kryetari i Partisë Popullore Republikane, Levent Gok, u tha gazetarëve se ndalesa do të hiqet së shpejti, pavarësisht nëse ata duan apo jo.

“Imazhi i Turqisë është prishur. Të gjitha vendet e civilizuara në botë janë duke e kritikuar Turqinë për këtë ndalesë”, tha Gok.