Turqia njofton se është vrarë njëri nga terroristët më të kërkuar

Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se në një operacion anti-terrorist në Bitlis në fund të muajit të kaluar u neutralizua një nga terroristët më të kërkuar të PKK-së Sefer Acar

Bota

12/07/2018 10:41

Deklarata potencon se në hetimet shtesë u zbulua se një nga 10 terroristët e neutralizuar ishte Acar, i njohur gjithashtu me emrin e koduar “Welat Gever”.

Ky ishte një terrorist i kërkuar me fletarrest të kuq i cili njihej si udhëheqës i organizatës terroriste PKK në rajonin e ashtuquajtur Garzan, , raporton Anadolu Agency .

Acar është përgjegjës për sulmin terrorist të kryer nga terroristët e PKK-së më 27 nëntor 1998, kur rrëzuan një helikopter të xhandarmërisë turke në veri të Irakut ku humbën jetën 15 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë.

Acar akuzohet me gjithsej 18 pika të aktakuzës, përfshirë anëtarësimin në organizatë terroriste dhe përpjekje për prishjen e rendit kushtetues të Turqisë.