Turqia ndërron mendje, lejon hyrjen e luftëtarëve kurdë në Kobani

Pasi një ditë më parë kishte refuzuar të lejojë kalimin e ndihmave dhe luftëtarëve kurdë nëpër kufirin e saj, Qeveria turke të hënën ka ndryshuar qëndrimin.

Bota

20/10/2014 15:09

Ajo po ndihmon në transferimin e luftëtarëve kurdë për në qytetin sirian Kobani, aty ku po bëhet lufta më e madhe me militantët e “Shtetit Islamik”.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka njoftuar se Ankara zyrtare ka vendosur sot për këto ndryshime politike.

Ai u ka thënë gazetarëve se bisedimet mbi këtë çështje janë duke vazhduar, por ka refuzuar të jep detaje të tjera.

Presidenti amerikan, Barack Obama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan më 18 tetor, ku kanë diskutuar për situatën në Kobani.

Më 19 tetor, forcat ushtarake amerikane, kanë ndihmuar luftëtarët kurd në Kobani, duke i furnizuar nga ajri me armë, municione e gjëra tjera luftarake.

Ushtria amerikanë, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar më shumë se 135 sulme ajrore kundër militantëve të sutinitë të “Shtetit Islamik” në qytetin sirian të populluar me kurdë, Kobani.

Që prej një muaji, kurdët në Kobani po ballafaqohen me sulme të ashpra nga terroristët e “Shtetit Islamik”, të cilët po pretendojnë të uzurpojnë edhe këtë qytet.