Turqia kundërshton kritikat e BE-së

Turqia hodhi poshtë kritikat “e padrejta” të formuluara sot nga Bashkimi Evropian për respektimin e shtetit të së drejtës dhe lirinë e shtypit në raportin vjetor për gjendjen e kandidaturës së Ankarasë për një anëtarësim në BE.

Bota

10/11/2015 19:53

 

“Kritikat janë të padrejta dhe madje të çekuilibruara për situatën në Turqi”, reagoi Ministria për Çështjet Evropiane në një komunikatë duke i cilësuar të papranueshme komentet mbi pushtetet e ushtruara nga presidenti islamiko-konservator, Recep Tayyip Erdogan./atsh