Turqia kërkon Januzajn

Selektori i Turqisë, Fatih Terim insiston në përpjekjet e tij për angazhimin e yllit kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, ka bërë të ditur Eurosport.tr. Terim dhe përfaqësues të Federatës së Futbollit të Turqisë raportohet se janë duke e përcjell me interesim të madh Januzajn, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e…

Sport

17/01/2014 14:17

Selektori i Turqisë, Fatih Terim insiston në përpjekjet e tij për angazhimin e yllit kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, ka bërë të ditur Eurosport.tr.

Terim dhe përfaqësues të Federatës së Futbollit të Turqisë raportohet se janë duke e përcjell me interesim të madh Januzajn, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij ndërkombëtare derisa kërkohet nga Shqipëria, Belgjika dhe Anglia.

Mirëpo, së fundmi në lojë ka hyrë edhe Kosova që mund ta ftojë atë t’i bashkohet ekipit Përfaqësues pas lejes së marrë nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.

Megjithatë, Turqia nuk dorëzohet dhe synon të bindë Januzajn t’i bashkohet ekipit të saj para shortit për kualifikim në Euro 2016.