Turqia, Irani dhe Rusia afër marrëveshjes për Sirinë
Turqia, Irani dhe Rusia janë afër arritjes së marrëveshjes për Sirinë
Bota
Rusia, Irani dhe Turqia janë afër arritjes së një marrëveshje, mbi përbërjen e një komiteti sirian, që mund të hapë rrugën për hartimin e një kushtetute të re dhe zgjedhjeve pas një lufte shkatërruese civile, thanë diplomatët të martën.
Ministrat e Jashtëm të trija vendeve, të cilët mbështesin anë të kundërta në konfliktin gati tetëvjeçar të Sirisë, filluan bisedimet në Gjenevë për të nënshkruar propozimin e tyre të përbashkët në mënyrë që më pastaj të kërkojnë miratimin e Kombeve të Bashkuara, shkruan rel.
Qeveria e Presidentit, Bashar al-Adad, dhe opozita që luftojnë për ta rrëzuar atë, kanë paraqitur një listë me nga 50 emra për të qenë pjesë e komitetit. Por, Rusia, Irani dhe Turqia po insistojnë që 50 emrat tjerë të jenë nga shoqëria civile dhe nga “të pavarurit”.