Turqia ia sheh ‘sherrin’ humbjes nga Shqipëria

Turqia ka fituar vetëm një ndeshje nga gjashtë të luajtura.

Sport

14/11/2017 12:34

Trajneri i Turqisë Mircea Lucescu është në prag të shkarkimit nga drejtimi i skuadrës pas humbjeskundër Shqipërisë.

Mediat turke raportojnë për një takim urgjent të thirrur nga kreu i Federatës Turke të Futbollit, Yildirim Demirören me trajnerin dhe pjestar të tjerë të ekipit për të folur mbi situatën e krijuar, përcjell Albeu.com.

Turqia ka fituar vetëm një ndeshje nga gjashtë të luajtura dhe duket se poshtërimi në shtëpi nga skuadra shqiptare edhe pse në miqësore ishte pika e fundit e ujit që ka mbushur kupën për Mircea Lucescun.