Turqia i rreshton tanket në kufi me Sirinë

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj caqeve të “Shtetin Islamik” dhe militantëve të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë” (ISIL), që po luftojnë me luftëtarët kurdë rreth qytetit verior sirian kufitar, Kobane.

Bota

01/10/2014 17:16

BBC njofton se shpërthimet nga bombat e hedhura nga avionët luftarakë janë dëgjuar herët në mëngjes, të mërkurën, dhe se të paktën dhjetë militantë janë vrarë gjatë luftimeve të deritashme.

Militantët e ISIL-it janë tërhequr tre kilometra nga Kobane, nga ku dy javët e fundit janë futur në Turqi rreth 140 mijë kurdë sirianë, në përpjekje për të shpëtuar jetët e tyre nga ofensiva e militantëve sunitë.  

Ndërkohë Turqia ka rreshtuar tanket në kufi me Sirinë për të mos lejuar militantët t’i afrohen kufiri, ndërsa qeveria i ka kërkuar parlamentit miratimin e përdorimit të bazave ushtarake kurde për sulme që Aleanca e kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të kryejnë sulme ndaj “Shtetit Islamik”, të shpallur nga ISIL-i në territoret e okupuara të Sirisë dhe Irakut.