Turqia e kushtëzon BE-në

Parlamenti i Turqisë do të bllokojë një marrëveshje të arritur me Bashkimin Evropian për emigrantët, nëse turqve nuk iu mundësohet hyrje pa viza në bllokun prej 28 shteteve, ka paralajmëruar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Bota

24/05/2016 22:53

BE’ja thotë se Turqia ende duhet t’i plotësojë disa kushte, përfshirë ndryshimin e ligjeve të saj kundër terrorizmit, diçka që Ankaraja ka refuzuar të bëjë, raporton BBC.

Marrëveshja mes BE’së dhe Turqisë ka për qëllim të frenojë lëvizjen masive të njerëzve drejt Evropës, transmeton Gazeta Express.

Erdogan po ashtu ka thënë se fondet që i janë premtuar Turqisë nga BE’ja nuk janë lëshuar ende.

Ka sinjale gjithnjë e më të forta se objektivi për liberalizim vizash për turqit deri në fund të këtij muaji nuk do të arrihet.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila është takuar me Erdoganin të hënën, ka thënë se mund të mos ketë kohë të mjaftueshme për arritjen e tij.

Turqia ka paralajmëruar vazhdimisht se marrëveshja do të dështojë nëse kjo kërkesë nuk plotësohet.