Turqia do të humbasë miliarda dollarë në turizëm nga terrorizmi

Përfaqësues të sektorit turistik në Turqi, vlerësojnë se viti 2016, do të jetë më keq se që është paraparë në “skenarët më negativë”.

Bota

22/03/2016 12:35

Kryetari i Dhomës Ekonomike të Antalisë, Davut Cetin, ka deklaruar për “Hurryet” se rusët nuk do ta frekuentojnë më Turqinë për pushime, si shkak i prishjes së raporteve mes këtyre dy vendeve, pas rrëzimit të aeroplanit luftarakë rusë në kufi me Sirinë.

Gjithashtu, këtu do të ndikojnë edhe sulmet terroriste në Stamboll, prej së cilave kanë humbur jetën edhe disa turistë gjermanë.

Kryetari Asociacionit hotelier Mesdhetar, Yusuf Hacisuleyman, ka thënë për “Hurryet” se sipas vlerësimeve, nga rënia fluksit të turistëve, pritet të ketë humbje rreth 8 miliardë dollarë.

“Tani kemi bërë vlerësime të reja dhe, sipas llogarive, pritet të ketë humbje rreth 8 miliardë, ndërsa vlera maksimale pritet të jetë 12 miliardë dollarë”, ka thënë ai.

Takimi vjetor, i cili është dashur të mbahet në Turiq, e ka anuluar asociacioni gjerman turistik, transmeton lajmi.net.

“Nëse ata e anulojnë pjesëmarrjen, i bie që ne këtë vit nuk mund të llogarisim në turistët gjerman”, ka thënë Hacisuleyman. /lajmi.net