Turqia dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për të ndaluar emigrantët drejt BE-së

Liderët e BE-së kanë përfunduar takimin me kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu në Bruksel me të cilin kanë arritur një marrëveshje lidhur me krizën e refugjatëve, ku Turqia në shkëmbim të ndihmave financiare zotohet se do të ndalojë refugjatët që të shkojnë drejt Greqisë, duke ia pamundësuar atyre qasjen në kontinent.

Bota

18/03/2016 16:54

Me këtë rast, kryeministri i Çekisë, Bohuslav Sobotka ka shkruar në rrjete sociale: “Marrëveshja me Turqinë u miratua. Të gjithë emigrantët ilegalë që arrijnë në Greqi nga Turqia duke filluar nga 20 marsi do të kthehen prapa”, transmeton KosovaPress.

Edhe kryeministri finlandez e ka konfirmuar marrëveshjen.

Sipas planit të propozuar, BE-ja do t’u paguaj emigrantëve azilin që shkojnë në Greqi dhe kthehen prapa në Turqi. Po ashtu, për çdo emigrant të kthyer, BE-ja do të pranojë një refugjat sirian. Sirianët do të shpërndahen nëpër shtetet anëtare të BE-së.

Tashmë Turqia mban rreth 2.7 milionë refugjatë nga Siria, ndërkohë që shumë emigrantë kanë arritur në ishujt grekë, të cilët ikën nga konflikti vdekjeprurës në Lindjen e Mesme, në vendet si Siria, Iraku dhe Afganistani.