Turqia dërgon forca speciale në Afrin

Turqia ka dërguar forca speciale në rajonin sirian Afrin, në pritje për “luftime të reja” në zonat urbane, si pjesë e operacionit të saj ndaj milicive kurde, ka thënë sot Ankaraja.

Bota

26/02/2018 18:32

Më 20 janar, Turqia nisi ofensivën në enklavën perëndimore të Afrinit, për të mbështetur rebelët sirianë ndaj milicive kurde të njohur si Njësitet për Mbrojtjen e Popullit (YPG), të cilat mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

“Dërgimi i forcave speciale është pjesë e përgatitjeve për luftimeve të reja që po afrohet”, ka thënë zëvendëskryeministri turk, Bekir Bozdag.

Angjecia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu ka thënë se një numër i paspecifikuar i forcave speciale, kanë arritur në rajonin e Afrinit të dielën në mbrëmje.

Turqia e konsideron YPG-në si organizatë terroriste dhe e sheh si zgjatim të Partisë së Punëtore të Kurdistanit (PPK) në Siri.

PPK-ja konsiderohet si grup terrorist nga Ankaraja, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.