Turqia dënohet për trajtim çnjerëzor të udhëheqësit kurd

Gjykata Evropiane e Drejtësisë me seli në Strasburg, e ka dënuar Turqinë për trajtimin e saj “çnjerëzor” që ia ka bërë në burg udhëheqësit rebel të kurdve, Abdullah Ocalan.

Bota

18/03/2014 13:51

Gjykata vendosi të martën se izolimi i tij për më shumë se një dekadë në një burg të sigurisë së lartë në një ishull në Turqi, i ka shkelur të drejtat e tija njerëzore.

Ocalan është mbajtur në burg në ishullin Imrali, raporton RFE.

Ai ishte dënuar me vdekje për veprën penale të tyradhëtisë në vitin 1999 por dënimi i shqiptuar ishte rithyer me burgim të përjetshëm, dhe atë pasi që Turqia e kishe hequr dënimin me vdekje.

Gjykata me rastin e shpalljes së vendimit, i ka obliguar autoritetet turke që t’i paguajnë Ocalan një shumë prej 35 mijë dollarësh për dëmet që ia kanë shkaktuar.