Turqia bën diçka fantastike para ndeshjes me Kosovën (FOTO)

Turqia është përkujdesur që atmosfera në stadium për ndeshjen me Kosovën të jetë fantastike.

Sport

12/11/2016 13:55

Turqia është bërë gati për të krijuar atmosferë fantastike në tribunat e stadiumit në Antalya, për ndeshjen kundër Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e ri të Antalyas, i cili ka një kapacitet prej 32 mijë ulëseve.

Dhe, Federata e Futbollit të Turqisë ka vendosur flamuj të Turqisë në secilën ulëse që u takon vendasve, përcjell “Lajmi.net”.

Por, edhe Kosova nuk do të jetë pa mbështetje sepse një numër i tifozëve tashmë gjenden në Antalya.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.