Turqia befason, kryen sulme ajrore kundër kurdëve!

Aeroplanët turq kanë bombarduar zonat e rebelëve kurdë në juglindje të Turqisë.

Bota

14/10/2014 15:21

Sipas mediave turke, sulmet ajrore kanë ndodhur në provincën Hakkari.

Edhe ushtria turke ka lëshuar një deklaratë lidhur me këtë sulm, në kohën kur bashkësia ndërkombëtare shpresonte që Turqia do t’iu ofrojë ndihmë luftëtarëve kurdë përtej kufirit, në qytetin sirian Kobane, i rrethuar që prej tri javësh nga militantët sunitë të “Shtetit Islamik”.  

Sipas deklaratës zyrtare, forcat e armatosura u janë përgjigjur “në mënyrën më të fuqishme” granatimeve nga rebelët kurdë.

Këto janë sulmet e para ajrore kundër rebelëve kurdë, prejse Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, ka shpallur armëpushim vitin e kaluar.

Kurdët në Turqi, që jozyrtarisht janë rreth 18 milionë, kanë protestuar në disa qytete, duke kërkuar nga qeveria që të ndërmarrë aksione kundër militantëve të “Shtetit Islamik”, të cilët mbajnë të rrethuar qytetin sirian të populluar me kurd, Kobane, 20 metra larg kufirit me Turqinë.