Turqia arreston të dyshuarit për mbytjen e fëmijës sirian (Foto)

Autoritetet turke kanë arrestuar katër persona për të cilët besohet se janë përgjegjës për mbytjen e 12 sirianëve ku në mesin e tyre ka qenë edhe djaloshi tre vjeçar Aylan Kurdi, foto e të cilit ka bërë që e gjithë bota të preket thellë në shpirt.

Bota

03/09/2015 16:14

Janë arrestuar personat që kanë kontrabanduar njerëz nëpërmes Mesdheut ku në dy barka kanë qenë 12 sirianët që janë fundosur dje në det.

Aylan Al-Kurdi dhe vëllai i tij më i madh Galipi, të mbytur dje kur një barkë e vogël u fundos në brigjet e detit turk

Aylan Al-Kurdi dhe vëllai i tij më i madh Galipi, të mbytur dje kur një barkë e vogël u fundos në brigjet e detit turk

Fotografia e djalit si dëshmi tronditës e tragjedisë së refugjatëve ka nxitur reagime emocionesh në mbarë botën dhe aksioni i shpejtë i Turqisë në bregdetin e së cilës është gjetur trupi i tij nuk ka munguar, transmeton agjencia franceze AFP.

Janë arrestuar katër shtetas sirianë të moshës mes 30 dhe 14 vjeç që merren me kontrabandë me njerëz. /lajmi.net