Turqia arreston disa militantë të Shtetit Islamik

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi tha se autoritetet atje kanë arrestuar dhjetë militantë të dyshuar të Shtetit Islamik, përfshirë një lider të dyshuar.

Lajme

12/01/2018 20:08

Anadolu tha të premten se të dyshuarit janë kapur në operacione në qytetin Kajseri, në pjesën qendrore, dhe në Gaziantep, pranë kufirit me Sirinë.

Guvernaori i Kajserit, Sulejman Kamci, tha se militanti i dyshuar i Shtetit Islamik, i njohur si “ministër i bujqësisë i grupit”, është kapur në këtë qyetet.

Anadolu e ka identifikuar atë si Tarik A., por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Turqia ka pësuar disa sulme vdekjeprurëse, për të cilat e ka marrë përgjegjësinë Shteti Islamik.

Në natën e Vitit të Ri, vitin e kaluar, në një sulm të Shtetit Islamik në një klub nate në Stamboll janë vrarë 39 veta.