Turqia arreston 51 të dyshuar për lidhje me ISIS

Forcat turke të sigurisë, arrestuan të shtunën 51 shtetas të huaj, të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS.

Bota

02/06/2018 16:44

Siç bëjnë të ditur burimet policore, njësitet për luftë kundër terrorizmit, kryen bastisje në kohë të sinkronizuar në nëntë qarqe, duke arrestuar dyshuarit me akuzën se kishin planifikuar sulme terroriste.

Gjatë bastisjeve, policia konfiskoi dokumente dhe pajisje digjitale të cilat i kanë takuar ISIS-it.

Forcat e sigurisë tashmë për një kohë të gjatë janë të përfshira në një fushatë që synon “spastrimin” e Turqisë nga terroristët e DEASH-it, raporton Anadolu Agency.

Mbi 300 persona janë vranë në sulmet në Turqi, për të cilat përgjegjësinë e mori organizata terroriste në fjalë, ku objektiv kanë qenë civilët.