Turqi, sekuestrohen mbi 1.2 ton marihuanë

Një sasi prej 1.2 ton marihuanë janë sekuestruar në qarkun Diyarbakır të Turqisë.

Bota

20/05/2018 23:17

Droga u sekuestrua në kuadër të një operacioni anti mafia që u zhvillua në këtë zonë.

Droga u gjet në 26 pika të ndryshme, ndërsa në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e guvenatorit të Diyarbakırit thuhet se operacioni i nisur që prej të enjtes  ka përfundimtar, raporton Anadolu Agency.

Gjithashtu, në operacionet kundër pjesëtarëve të organizatës terroriste PKK në rrethet Lice, Hazro dhe Kocakoy janë shkatërruar dy baza dhe një shpellë të cilat përdoreshin nga terroristët si dhe 50 kilogram të nitratit të amoniakut.