Turqi – Kosovë, vendim i madh nga “Dardanët” (FOTO)

"Dardanët" kanë vendosur të udhëtojnë për ta mbështetur Kosovën në ndeshjen e ardhshme kundër Turqisë.

Sport

13/10/2016 15:14

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ndeshjen e radhës në kudër të kualifikimeve për kampionat Botëror “Rusia 2018” do ta luaj ndaj Turqisë si mysafire me 12 nëntor.

Tifozët e Kosovës “Dardanët” kanë bërë të ditur se do të udhëtojnë në mënyrë të organizuar për ta përkrahur Kosovën në këtë ndeshje në Turqi.

“Dardanët në mënyrë të organizuar do të udhëtojnë për të përkrahur Kosovën. Për detaje më të hollësishme do t’ju njoftojmë në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e këtyre të fundit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.