Turqi – Kosovë, do të befasoheni nga çmimi i biletave

Federata e Futbollit e Turqisë ka caktuar çmimet e biletave për ndeshjen kundër Kosovës.

Sport

19/10/2016 14:03

Federata e Futbollit e Turqisë i ka zbuluar çmimet e biletave për ndeshjen kundër Kosovës.

Më 12 nëntor në Antalya, Përfaqësuesja e Kosovës është mysafire e Turqisë në xhiron e katërt të eliminatoreve për Kampionatin botëror 2018, përcjell “Lajmi.net”.

Çmimi i biletave prapa portave do të kushtojë 4 euro e 40 centë, kurse në lindje biletat do të kushtojnë rreth 9 euro.

Ndërsa, në tribunën qendrore çmimi i biletave do të kushtojë rreth 15 euro. Biletat do të dalin në shitje të enjten dhe mund të blihen edhe online.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.