Turqi: Gjermania të mos e njohë gjenocidin ndaj armenëve

Turqia sot i ka tërhequr vërejtjen Gjermanisë kundër miratimit të rezolutës për njohjen e masakrës së Perandorisë Osmane kundër armenëve si “gjenocid”.

Bota

31/05/2016 18:01

Lidhur me këtë çështje pritet të votohet këtë javë.

Vrasja e 1.5 milionë armenëve nga Perandoria Osmane, në periudhën 1915 – 1917, nga historianët gjerësisht shihet si gjenocidi i parë në shekullin e 20-të.

Më se 20 vende tashmë e kanë njohur këtë gjenocid.

Gjermania ende nuk e ka bërë këtë, por koalicioni qeverisës aktual e ka paraqitur propozimin për ta bërë njohjen.

“Gjermania duhet të jetë e kujdesshme sa u përket marrëdhënieve me Turqinë”, ka thënë zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus.