Turqi: Bordi zgjedhor refuzon kërkesën për anulimin e referendumit

Trupi zgjedhor në Turqi ka refuzuar kërkesën e partisë kryesore opozitare, për anulimin e rezultatit të referendumit të 16 prillit, që ia rritë kompetencat presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Bota

19/04/2017 19:17

Partia Popoullore Republikane dorëzoi kërkesë në Këshillin e Lartë Zgjedhor më 18 prill, duke argumentuar se rezultati i referendumit ishte “i paligjshëm”, për shkak të parregullsive në votim – përfshirë këtu përdorimin e fletvotimeve të pavulosura.

Televizioni privat turk, NTV ka raportuar sot se 10 anëtarë të Këshillit të Lartë Zgjedhor kanë refuzuar kërkesën për anulimin e referendumit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Turqi, në mbrëmjen e 16 prillit ka thënë se 51.3 për qind e votuesve kanë mbështetur ratifikimin e 18 amendamenteve kushtetuese, të cilat mundësojnë krijimin e sistemit presidencial.

Presidenti Erdogan ka hedhur poshtë pretendimet e vëzhguesve evropian se ka pasur parregullsi në votime, duke thënë se Turqia nuk “sheh, dëgjon, apo pranon raporte të motivuara politikisht”, të vëzhguesve ndërkombëtarë.