Turqi: Bombë në kontejner, plagosen gjashtë persona

Në shpërthimin e bombës, e cila ka qenë e vendosur në kontejner, në krahinën turke të Izmirit sot janë lënduar gjashtë persona të cilët ndodheshin në autobus.

Lajme

31/08/2017 09:39

TV stacioni shtetëror turk, TRT, ka theksuar se shpërthimi ka ndodhur rreth orës tetë, transmeton lajmi.net.

Në xhirimet televizive shihen xhamat e thyera të autobusit, si dhe veturat tjera të dëmtuara në parking. /Lajmi.net/