Turqi, 3 të vdekur nga sulmi i PKK-së në juglindje të vendit

Një ushtar dhe dy roje fshati kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi me bombë të kryer nga Partia e Punëtorëve (PKK),  të në provincën Mardin në juglindje të Turqisë.

Bota

26/05/2016 11:10

Në një deklaratë të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke thuhet se terroristët e PKK-së sulmuan komandën e xhandarmerisë në qarkun Midyat duke përdorur një automjet të mbushur me eksploziv, raporton Anadolu Agency.

Njoftohet se gjatë sulmit dy ushtarë kanë mbetur të plagosur.

Organizata separatiste PKK është në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian. Aktivitet e tyre ushtarake militantët e saj i rifilluan në korrik të vitit të kaluar, kurse forcat turke të sigurisë kanë intensifikuar operacionet anti-terroriste nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar.