Turp për Salah, shikojeni reagimin e tij pas golit nga Firmino

Mohamed Salah nuk duket se e mirëpriti golin e Roberto Firminos në fitoren e Liverpoolit ndaj Paris Saint-Germain.

Sport

19/09/2018 10:59

Mohamed Salah nuk e festoi golin e fitores së Liverpoolit ndaj Paris Saint-Germain me rezultat 3:2 në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi egjiptian u zëvendësua në minutat e fundit të takimit nga Xherdan Shaqiri.

Kurse, rezervisti tjetër, Roberto Firmino realizoi golin e fitores në minutat shtesë të ballafaqimit në Anfield, përcjell “lajmi.net”.

Salah hodhi një shishe në tokë derisa menaxheri Jurgen Klopp dhe ekipi i Liverpoolit po festonte golin e Firminos. /Lajmi.net/