Turp i madh çfarë ka ndodhur me fanellat e Chapecoense pas rrëzimit të aeroplanit (FOTO)

Një kompani braziliane është kritikuar për shtrenjtimin e fanellave të Chapecoense pas tragjedisë së ekipit.

Sport

30/11/2016 09:55

Një kompani braziliane ka zgjuar kritika pasi gati ka dyfishuar çmimin e fanellave të Chapecoense, pas tragjedisë së ekipit.

Aeroplani që po transportonte ekipin për në Kolumbi u rrëzua duke lënë 71 viktima.

Vetëm tre anëtarë të ekipit i shpëtuan aksidentit të tmerrshëm.

Kurse, pas rrëzimit, fanellat e ekipit janë kërkuar shumë edhe nga tifozët e skuadrave kundërshtare për të shprehur mbështetjen ndaj tyre, përcjell “Lajmi.net”.

Por, kompania Netshoes e ka ngritur çmimin e tyre nga 30 funte në rreth 59.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.