Turp çfarë i kanë bërë Hakan Shukurit tani në Turqi (FOTO)

Hakan Shukur është fshirë nga librat e historisë së futbollit turk nga Federata e Futbollit e këtij vendi.

Sport

24/08/2016 18:27

Sportmedia.mk duke iu referuar medieve në Turqi, shkruan se Federata e Futbollit të Turqisë, ka fshirë të gjitha dokumentet dhe materialet që lidhen me lojtarin më të mirë në historinë e futbollit turk, përcjell Lajmi.net.

Shukur është shpallur në kërkim nga autoritetet turke, pasi dyshohet si pjesëmarrës dhe bashkëpunëtor i Fehtullah Gylenit në puçin e organizuar në këtë vend në muajin korrik.

43 vjeçari Shukur që është më prejardhje nga Kosova, ka udhëhequr Turqinë drejt medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të Japonisë dhe Koresë së Jugut në vitin 2002m ku në gjysmëfinale ishin mundur nga Brazili i fenomenit Ronaldo.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.