Turku që shpiku instrumentin më të ri akustik në botë (Video)

Kjo do të jetë ndoshta gjëja më e mirë që do të shihni dhe dëgjoni gjatë ditës së sotme! Një burrë me emrin Gorkem Sen, ka shpikur një instrument akustik të ri të cilin e ka emëruar ‘Yabahar’.

Fun

22/06/2015 20:06

Vibracionet që krijohen në këtë instrument shndërrohen në tinguj nga membranat të cilat jehojnë mbrapa dhe burimet spirale. Rezultati është një përvojë unike e të dëgjuarit të një tingulli të tillë.

Çfarë do të dëgjoni më poshtë në video është një performancë e kapur në kohë reale pa asnjë efekt shtesë dhe pa asnjë përpunim të zërit, transmeton Lajmi.net.

Ai e incizoi këtë video duke përdorur incizuesit Zoom H4N, dhe efekti është edhe më i bukur nëse dëgjohet në kufje të kualitetit të lartë. Për ta ndërtuar këtë instrument atij iu deshën plot 5 vite.

Ky padyshim do të jetë instrumenti më i mirë ndoshta që keni parë. Shikojeni videon: