Turistja i ofron ushqim një “të pastrehu”, pa e kuptuar se kush ishte (Foto)

Karine Gombeau nga Franca, shkoi për pushime në New York, dhe një ditë doli me partnerin e tij për një shëtitje në qytet.

Fun

13/05/2016 14:02

Për një moment, aktori i njohur botëror Richard Gere, i duket si një i pastrehë duke gërmuar në plehra, e në këtë rast ajo i afrohet dhe i ofron një copë picë, transmeton lajmi.net.

Duke mos kuptuar as vetë aktori, e pyet se çfarë ka në qese, dhe turistja duke mos njohur mirë gjuhën angleze i thotë “Më vjen keq, pica është e ftohtë”. Ai merr picën e falënderon dhe vazhdon rrugën.

Karine, nuk ishte fare në dijeni që përballë kishte një aktor hollivudian dhe mjaft të pasur, e këtë e kuptoi kur vepra e që bëri doli në gazetat New York-eze.

Sipas gazetave, në atë moment aktori ishte në xhirimet e filmit “Time out of Mind”, në rrugët e New York. /lajmi.net

Skena nga filmi “Time out of mind”