Turisti hidhet nga maja e hotelit në pishinë

Njeriu në fjalë është me fat të jetë i gjallë pas hedhjes së tij nga kati i gjashtë, teksa po kalonte pushimet e tij në Ibiza.

Fun

01/07/2014 21:17

Kjo video tregon momentin e tmerrshëm kur një turist hidhet nga maja e hotelit në pishinën poshtë në të cilën kishte njerëz në të.

Turistët e tjerë të cilët ishin duke u relaksuar në vendpushimin kur njeriu në fjalë bëri kërcimin e rrezikshëm në ujë.

Ai është kapur në katin e gjashtë duke u përgatitur për të bërë lëvizjen e tij nga shoku i tij i cili ishte duke e xhiruar atë nga poshtë afër pishinës.

Është një skenë e frikshme kur ai përplaset me ujin, ndërsa pushuesit e tjerë të shqetësuar mbesin gojëhapur nga ngjarja e pazakontë.

Kërcyesi është me fat që është i gjallë në vargun e gjatë të aksidenteve tragjike në të cilët janë parë turistët të bien nga ballkonet e tyre, teksa kanë qenë me pushime jashtë vendit.